SmallMediumLarge NarrowWideFluid
Ne dhe klima në një duel mbijetese PDF Print E-mail
Saturday, 17 October 2009 12:15

Në Universitetin e Peruxhas është një kënaqësi e veçantë të marrësh pjesë në kurset e leksioneve që mbahen për të huaj, por edhe për italianë. Një nga momentet më të bukura është relacioni për ndonjë artikull që ka ngjallur interes për lexuesit e shumtë dhe për opinionin publik italian.

Mes shumë gazetave dhe revistave lajmet nuk janë të pakta, por edhe sensacionet nuk mungojnë. Prandaj duhen zgjedhur artikuj që janë afër nesh, realë dhe tema që shqetësojnë mbarë globin. Duke shfletuar njërën prej revista të mëdha Espresso, më ra në sy një artikull tepër interesant dhe që shqetëson sot njerëzimin. Kisha shfletuar dhe lexuar shumë të tillë që nxjerin në pah problemet e mëdha të klimës dhe pasojat e saj nëse veprimtaria e njeriut nuk kufizon ndotjen e mjedisit dhe ndryshimin e klimës. Kam ndjekur një dokumentar shkencor që fliste për rolin që ka natyra dhe ciklet e rruzullit tek klima, por edhe faktori njeri në shmangjen e pasojave të padëshëruara. Shumë lexues e bëjnë shpesh këtë pyetje: Sa ndikon veprimtaria e njeriut në këtë shkatërrim? A duhen konsideruar cikle të rruzullit apo veprimtaria e njeriut por prodhon ngrohjen globale? Këtyre pyetjeve shkencëtarët u kanë dhënë përgjigje të qarta se efekti serrë po shpejton ndryshimin e klimës, por pa harruar edhe rolin e cikleve që kalon rruzulli. E para mund të kontrollohet që pasojat të jenë sa më të vogla. E dyta nuk ka forcë që ta ndalë. Në relacionin tim si hyrje kujtova se shoqata ambientaliste deri më tash ka bërë një punë të madhe sensibilizuese dhe për këtë mori Çmimin Nobël për Paqe. Por realisht janë industritë dhe interesat që kanë që bëjnë të mundur mosmarrëveshjet. Në vendin tonë këto aspekte të klimës dhe mjedisit as nuk merren në konsideratë fare, gjë që sjell pasojat e veta edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në udhëtimet e mia në tre shtete këtë verë, pata rastin të shoh sesi po kalohet në ekstreme me mjedisin. Në takimin me Shefin e Kabinetetit të Kryebashkiakut në Perugia pyetja se ndoshta është protestë e qytetarëve ndaj qeverisjes, lindi natyrshëm. Nëse është kështu atëherë qeverisja lokale dhe qëndrore nuk e kuptojnë këtë protestë të heshtur të qytetarëve për të patur vëmendjen e tyre. Shifrat janë alarmante nga viti në vit dhe në pak vite problemet me të cilat do të ndeshet shteti do të jenë më të mëdha : shpenzimet për shëndetësinë do të rëndojnë mbi buxhetin dhe kjo ka shumë gjasa që të jetë realitet, pasi asnjë qeveri nuk do të rrezikonte votat. Ose në të kundërt do të vazhdojë ta braktisë kujdesin për njerëzit si deri më tash me gjithë skandalet që karakterizuan mjekësinë shqiptare në këto vite. Dke taksapaguesit shqiptarë ende nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt.

Shkurtimisht po jap disa nga informacionet e artikullit në fjalë, ku vëmendja është përqëndruar tashmë gjerësisht tek klima.

 

1-     Ndryshimi i administartës në Shtëpinë e Bardhë ndryshoi vëmendjen  nga një politikë bushiste e arrogancës, ku Kina u ndie më e favorizuara, drejt faktorit njeri në procesin e ndotjes. Lufta në Irak pati dhe pasojat e veta duke e ndryshuar shigjetën e vëmendjes gjë që solli avantazhe ndaj Kinës edhe pse Europa kishte kohë që po i bënte presion Kinës.

2-     Në lojë është Protokolli i Kjotos, që shumë e kanë parasysh, me të cilin dhe Kina në fund të këtij viti do të përballet. Ndryshimi i vëmendjes ndaj klimës i fiksoi projektorët ndaj Kinës, pasi po ia kalon edhe Amerikës në prodhimin e dioksidit të karbonit (CO2). Pekini po kundërshton çdo impenjim për sasitë e gazit në atmosferë dhe akuzon Perëndimin se ndotjen e atmosferës e ka bërë për rreth 40 vjet. Sipas Pekinit i takon Perëndimit të marrë përgjegjësitë e veta për ndotjen.

3-     Pekini nga ana e vet po paraljamëron një sërë objektivash për reduktuar konsumin e qymyrit që lejon rritjen e ekonomisë kineze, duke sjellë risi me burime të rinovueshme. Komuniteti ndërkombëtar, i përgjegjshëm për pamundësinë e përdorimit të taksave për përmirësimin e ndotjeve, nuk mund të ndërmarrë ndonjë marrëveshje tjetër nëse Kina dhe India nuk do të përshtateshin me parametrat. Kina ka një rol kryesor në mundësinë e arritjes së një marrëveshje në Kopenhagë, prandaj shumë vende po e joshin atë. Vetë Sekretarja  e shtetit Hillari Klinton në marrëdheniet më Kinën nuk po flet më për të drejtat e njeriut, por për ndryshimet klimatike.

4-     Presioni ndërkombëtar e ka vënë Kinën në një pozicion të veçantë : nga njëra anë rrezikojnë të konsiderohen jobashkëpunues në këtë aspekt, gjë do të sillte dhe izolimin e saj, por më keq ligji në Parlamentin amerikan mund të sjellë sanksione ndaj Kinës meqë nuk do të reduktojë ndotjet. Por si çdo ndryshim, Kina do të ndodhet përballë kosteve të jashtëzakonshme për ekonominë e saj. Për prodhimin e 80% të energjisë së nevojshme për ekonominë, qymyri zë 70 % të lëndës së parë dhe për Kinën do të jetë tepër e vështirë. Një tranzicion drejt prodhimit sasive të pakta të CO2 do të jenë pozitive për Kinën duke sjellë efiçencë në prodhimin e energjisë, por gjithësesi kostaoja marramendëse.

5-     Cila është strategjia kineze?

a-Kina nuk ka dhënë shenja ndryshimi pozicionesh, por u kërkuan vendeve të G8 në Itali të shtrojnë rrugën drejt pakësimit të ndotjes së atmosferës. Kina mbështet idenë e kufijve të gazit serrë dhe jep kuota për do vend. Në një ballafaqim duke iu referuar vendeve del se Amerika prodhon 19,4; Europa 8,6 dhe vetë kina 5,1 ton gaz serrë. Ndoshta Kina po pret drejtimin e erërave që do fryjnë deri në dhjetor në Kopenhagë dhe veçanërisht vendimet e Kongresit amerikan. Në këtë pikë do të dëshironte të shmangte zemërimin e të gjithë planetit. Por nga ana tjetër po kërkon aleatë si India dhe Brazili dhe bashkë të përpiqen të vendosin një tavan të prodhimit.

b-Për të shmangur kritikat ndërkombëtare po intesifikon fushatën për progreset në promovimin e efiçencës energjitike dhe reduktimin e gazit. Brenda vitit 2020 Kina do të prodhojë 15% të energjisë me burime të rinovueshme nga 8% aktualisht.

c-Për arsye që nuk lidhen me klimën, qeveria kineze po miraton plane ambicioze për energjinë që të reduktojë ndotjen. Rreziqet janë të mëdha pasi mund të ndërpritet furnizimet, shpenzimet të mëdha në aspektin shëndetësor dhe ndoshta probleme të brendshme. Tek energjia e gjelbër po shohin një sektor në rritje që sjell vende të reja pune dhe konkurencë, por po japin edhe rezultate në ndotje. Impiantet e erës po dyfishohen dhe ndërmarrjet kineze po bëhen lider në tregun botëror për prodhimin e baterive të avancuara.
Last Updated ( Saturday, 17 October 2009 12:30 )