| 30 të vrarë në sulmin kamikaz në juglindje të Iranit |
|
|
|
| Publikuar nga MitrovicaPress | ||
| Sunday, 18 October 2009 22:52 | ||
|
Media shtetërore thotë se një ose kamikaz patën si objektiv një takim të udhëheqësve fisnor në provincën juglindore të Sistan-Baluçistanit në afërsi me Pakistanin. Zona gjëndet në rrugën e kalimit të drogës mes Afganistanit dhe Evropës perëndimore dhe atje ka pasur një kryengritje prej kohësh. Media iraniane ka sugjeruar se sulmi është kryer nga një grup militant sunit, Jundullah, i cili ka luftuar në përpjekje për të përmirësuar të drejtat fetare, etnike dhe ekonomike për minoritetin Baluç të Iranit. Teherani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se mbështet Jundullah. Por Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin dhe i cilësuan njoftimet iraniane për përfshirjen e amerikane në to, si tërësisht false. (BBCAlbanian.com)
|
||
| Last Updated ( Monday, 19 October 2009 05:52 ) | ||
Marketingu








