| OKB mbështet raportin për Gazën |
|
|
|
| Publikuar nga MitrovicaPress | ||||
| Sunday, 18 October 2009 22:58 | ||||
|
Autori i tij, gjykatësi afrikanojugor, Richard Goldstone u kërkon të dy palëve që të kryejnë hetime të besueshme për rastin. Ai sugjeron referimin e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare Penale nëse kjo nuk ndodh. Votimi u komplikua nga fakti se nuk votua vetëm për raportin, por dhe për një rezolutë të mbështetur nga palestinezët, e cila kritikonte Izraelin dhe anashkalonte Hamasin. Israeli ka bërë një fushatë intensive lobimi kundër votimit. Kujtesë për Obamën Redaktori i BBC-së për Lindjen e Mesme thotë se votimi nxjerr në pah dhe i thellon më tej mosmarrëveshjet ekzistuese në Lindjen e Mesme. Izraeli thotë se "nuk do të ndërmarrë rreziqe për paqen nëse nuk mbron dot veten". Këshilli ka reputacionin e kritikut të hershëm të Izraelit dhe korrespondenti ynë thotë se ka miratuar një rezolutë, e cila ka pak gjasa që të arrijë ndonjë ndryshim të madh. Presidenti Obama, që e mori postin me shpresën se do të riniste dhe ringjallte një proces për paqe, tani është rikujtuar për detyrën e vështirë që ka marrë përsipër. Por po kaq domethënëse është dhe fakti se aleatët e Izraelit, mes tyre dhe Britania, abstenuan në votim, pavarësisht nga fushata intensive diplomatike kundër dokumentit që bëri kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. (BBCAlbanian.com)
|
||||
| Last Updated ( Monday, 19 October 2009 05:52 ) | ||||
Marketingu









Raporti akuzon si Izraelin, ashtu edhe grupin militant palestinez, Hamas, për krime lufte.