SmallMediumLarge NarrowWideFluid
Kosova marrveshje me Malten ne Fushen e Kultures PDF Print E-mail
Publikuar nga AlbaPress   
Saturday, 01 December 2012 21:01
Të dy vendet, me këtë marrëveshje pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme kulturore, në mbështetjen e promovimit të artistëve nga të dy vendet, aktivitete të përbashkëta kulturore qoftë në Kosovë apo në Maltë, shkëmbim të përvojave dhe aspekte të tjera. Ministrat e kanë vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm në thëllimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, duke shfaqur besimin se bashkëpunimi do të zgjerohet edhe në fusha të tjera.
Ministri Krasniqi e ka njoftuar ministrin maltez me të arriturat në fushën e kulturës në Kosovë dhe me promovimin që kanë pasur artistët kosovarë në evenimentet me të rëndësishme të kulturës në botë, siç është Festivali i Cannes, Berlinale, Montreux Jazz Festival, Bienala e Venecias, etj.
Ministri Krasniqi po viziton Maltën me ftesë të homologut të tij maltez por edhe me ftesë nga European Film Academy, për të marrë pjesë për të dytën herë në European Film Awards.
Një nga aspektet tjera të diskutimit mes dy ministrave ka qenë edhe fusha e trashëgimisë kulturore. Ministri Krasniqi, duke theksuar faktin që Malta është nga vendet e para në listë për nga numri i monumenteve nën mbrojtje të UNESCO-s, tha se Kosova mund të përfitojë shumë nga Malta në përvojat për menaxhimin e fushës së trashëgimisë. Në këtë aspekt ai kërkoi nga ministri De Marco që Malta të ndihmojë Kosovën në këtë drejtim, duke shprehur gatishmërinë që sa më shpejtë të ketë hapa konkret të bashkëpunimit.
Ndërkaq Ministri për Turizëm, Kulturë dhe Mjedis i Maltës, Mario de Marco, duke shprehur kënaqësinë për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim kulturor, tregoi vullnetin e madh që të ketë hapa konkret në jetësimin e saj. Ai vlerësoi të arriturat që ka shënuar Kosova në përgjithësi, e në veçanti në fushën e kulturës. Ministri maltez shfaqi gatishmërinë që Malta të ndihmojë Kosovën në fushën e trashëgimisë kulturore. Ai ka pranuar më shumë kënaqësi ftesën e ministrit Krasniqi të vizitojë Kosovën, për të parë nga afër zhvillimet në vend, por edhe për të shënuar hapat e ardhshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja për bashkëpunim në fushën kulturës, është e dyta mes dy vendeve, pas asaj për Ripranimin e Personave me Qëndrim të Paautorizuar, qe është nënshkruar më 21 Nëntor të këtij viti në Vjenë, nga ambasadorët e të dy vendeve në Austri.
Gjatë qëndrimit në këtë vend, në kuadër të European Film Awards, Ministri Krasniqi ka zhvilluar një takim edhe me Ministren e Kulturës së Letonisë, Zaneta Jaunzeme-Grende, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës. Të dy ministrat e kanë vlerësuar si hap tejet domethënës nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e kulturës, që është bërë të premten mes ministrave të jashtëm të Kosovës dhe Letonisë. Krasniqi dhe Jaunzeme –Grande janë pajtuar që në të ardhmen të ndërmarrin hapa konkret të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Last Updated ( Saturday, 01 December 2012 21:04 )