template ."/head.php");?>
template ."/tools.php");?>
Vizitat Personale të Zyrtarëve Kosovar dhe atyre Serb PDF Print E-mail
Publikuar nga AlbaPress   
Friday, 11 January 2013 00:40

Zyrtarët Serb me të cilët shpesh herë vinë në Kosovë për të vizituar pjesen e banuar me shumicë Serbe në Mitrovicen Veriore por edhe në pjeset tjera të Kosovë siç është Manastiri në Deqan i Kishës Ortodokse etj. Këto vizita personale shpesh përdoren edhe per shfaqje politike të politikajve Serb.

Nuk është komentuar apo edhe sigurisht nuk është bërë ndonjë vizitë personale të zyrtarëve Kosovarë në Kosoven Lindore as për të festuar festat Kombëtare apo Fetare me Shqiptaret e Liginës së Preshevë, Bujanovcit etj. Meqe vlen të theksohet se një rast vizite zyrtare ka ndodhur, por zyrtarët Serb a ndaluan hyrjen dhe nuk ju është lejuar hyrja e Ministrit Makolli që ishte ftuar nga zyrtarët Komunal të Preshevës. Një reciprocitet i tillë tani ju është bërë edhe Kryetarit Serb, Nikoliqit por kjo nga shumë kritikë konsiderohet shumë e vonuar nga pala Kosovare.

Një vizitë e tillë por edhe vizita personale është dashur të bëhet qysh herët nga politikajt e Kosovës, me të cilët deklarohen se jan liri-dashës dhe shumë krenohen të kenë qenë patriot për te drejtat e Shqiptareve në Rajon.

Por vizitat e qeveritareve, deputeteve, dhe politikajve Kosovar nuk mund të krahasohen me ato vizita të krerëve Serb që kan bërë në territorin e Kosovës për Serbet e Kosovës qoft në kapacitet zyrtar apo personal. 99% të rasteve Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës e ka lejuar hyrjen edhe pasi që në rastet praprake këta zyrtar Serb kan shfrytëzuar vizitat personale për zhvillime politike në Kosovë si edhe me deklarata "Kosova është Serbi".