SmallMediumLarge NarrowWideFluid
Nga java në javë: Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët PDF Print E-mail
Publikuar nga MitrovicaPress   
Sunday, 18 October 2009 22:08
Shkruan: Shaban Cakolli- Aksion humanitar për invalidët e luftës që nuk kursyen jetën për Kosovën,për ata që i dhuruan gjymtyrët e trupit për Kosovën,u organizua një aksion për njerëzit ma të denjë të çështjes kombëtare që gjaku i tyre ishte gjatë luftës së Kosovës zëdhëns i luftës për liri nga okupatori serb , që sot gjaku i tyre shkelqen si rrezet e diellit dhe lëshojnë ngrohtësinë e lirisë mbi Kosovë.

DSC04098

         Zonja Karin Schiling përfaqësuese e Im- Zeichen- der-Liebe dhe

                                Isuf Spahija nga  Reutlingeni Gjermani

 

Duke u mbështetur në gjendjen aktuale  të  invalidëve të luftë së Kosovës dhe pozitën e pa lakmeshme  te këtyre njerëzve që  kanë ma se tepermi nevojë për neve  vendosem pikrisht të përqendrohëmi  me këto ndihma  të kjo kategori e njerëzve që e dashtën   lirinë e Kosovës  ma së tepërmi.Kështu  u shpreh Asllan Dibrani një njeri ndër humanistët e këtij  aksioni humanitar i,njeri  i kulturës dhe udhëheqës i Firmës  Dibrani-transport nga Shtutgardi i Gjermanisë.Unë  përfaqësoj këtë firmë që kamë të bëjë me publikun  shqiptar ,me hallegjitë  dhe   nevojtarët  por edhe me biznismenët  e ndryshëm që me thërrasin për shërbimet e transportit    për Kosovë Shqipëri dheMaqedoni .

 

 

06012009422

Asllan dibrarani  udhëheqës i  Dibranit- transport për Kosovë dhe një humanist ,

 intelektual  dhe  një njeri i kulturës që kontriboj  shumë pë çështjen e Kosovë

 

Pyetje  si ju lindi ideja qe ta  perqëndroni këto ndihma  pikërisht të invalidët e luftës?

 

Po siç kesh duke theksuar  kemi kërkesa nga të gjitha shtetët e Evropës  lloj lloj kërkesash  dhe thirrëje të ndryshme dhe  këto ditë mu bë një thirrëje  një pasdite nga zoti Isuf Spahia dhe zonja  Karin Schiling  përfaqësues të  një organizate humanitare " Im- Zeichen- der-Liebe" me qendër në Reutlingen të Gjermanisë 50 km nga Shtutgardi  , ku shprehën gatishmerinë për një aktivitet humanitare  me veshmbathëje  për Kosovë më të cilin rast kërkuan ndihmë dhe sygjerime rreth këtij aksioni  me të cilin rast i përkraha .

 

       Kush është  Im- Zeichen- der-Liebe

 

Organizata humanitare "Im- Zeichen- der-Liebe " është nje organizatë humanitare qe ka ndihmuar  me aktivitetin e vet   shumë herë  brenda gjermanisë por një  aktivitet    ma të thesuara  i kanë në   vendet sovjetike  që nga shpërthimi i  Qernobilit qe ishte një katastrofë ekologjoike ku la pasoja të mëdha ne popullaten e atij rajoni.

 

Pyetja: Zonja Shiling  ju si përfaqesuese  e organizatës humanitare    ku keni ndihmuar   dhe çka ndihmoni  të tjerët ?

 

Ne ndihmat deri më tani i kemi pëqendruar  në zonën e Qernobilit  ku i mbajmë  mbi 500 fëmije  ,15 nga ta janë invalid dhe 70   të tjerë janë me probleme  shendetsore  qe nga mosha 0 deri ne 5 vjeç.

 

            Si  e vendosët që  mjetet humanitare  t'i  dërgoni për Kosovë ,kur deri më tani i paskeni ndimhmuar  njerzit  për Rusi?

 

Po  si t'ju themi duke pasur parasysh  informatat  qe prezentohen pran mediave dhe  me biseda dhe kontakte  me shqiptaret që banojnë këtu  vendosëm që ta ndrrojmë destinimin e tyre në drejtim të Kosovës,por konkretisht e falenderojme zotin   Asllan Dibranin udhëheqës i  Firmë Dibrani -transport  që na perkrahu dhe u solidarizua më  këtë aksion , e falenderoj edhe zotin  Isuf Spahiun  që është në baskorganizim dhe bashk koleg i punës që na ka informuar  për varferinë dhe nevojat  e njerzëve  posaqerisht  të invalidëve të luftës në Kosovë.

 

DSC04108

Asllan Dibrani  duke pranuar ndihmat nga Z.Schiling dhe  Isuf Spahiu

 

Pyetja :Zonja Schiling  Gjermania   e ka ndihmuar  Kosovën  edhe para pavarësisë  politikisht  dhe ekonomikisht por akoma nuk po e harron   edhe  pas  pavarsisë së sajë nga Serbia?

 

Po  ne jemi dy popuj miq edhe historikisht prandaj  duam ta ndihmojme se nuk mund t'i harrojmë  përjetimet qe ka pasur ai popull dhe neve  i kishim dërguar  ndihma edhe ma heret,qe disa kohë janë këto ndihma  këtu  të grumbulluara por problemi ishte te transporti me qe kemi provuar që disa kohë me lloj lloj shpedicionesh të transportit, por nuk na i kanë marrë duke u arsytuar që  nëpër Serbi nuk  kolohet ndërsa për Shqiperi shum ë larg dhe kushton  po edhe një herë e falenderoj  firmen Dibrani-transport  që na ofroj një ndihmë  humanane  dhe njerëzore.

 

Pyetje për zotin  Isuf  Spahiun:

 

Zoti Spahiu  siq duket  keni qenë nje mënyrë edhe  si organizotorë i këtij projekti   mund të na flisni diçka me këtë aksion  humanitar?

 

Po erdhëm ne përfundim  duke parë gjendjen e nevojshme për popullin e Kosovës në veçanti atë të Drenicës,  familjet e deshmorëve ,fëmijët  pa prind , fëmijë pa gjymtyrë trupi si pasojë e luftësetj  me iniciativë time me zonjën Shiling   dhe zotin Asllan Dibranin qe na u gjet në momentin ma të duhr që  këto ndihma t' i kthjem në destanacionin  për Kosovë  ku do të jetë  vetëm fillim i aksioneve të këtilla.

 

 

DSC04114

 

Ngarkimin e ndihmuan edhe nje qytetar hungarez  Lazër Poza,Llukman

Hajdini nga Presheva,pronari i firmes Dibrani-transport ,Asllan Dibrani,

Zonja Karin Schiling dhe Isuf Spahiu

 

 Pyetja : A mendoni se keto ndihma do të shkojnë sipas projektit tuaj  në vendin e duhur  ? 

 

Po mendojmë se  kemi kontakte edhe me Shyqyri  Krasniqin  minister i tregtisë dhe industrisë së  Kosovë i cili u zotua se do të mrrijnë ne vendin e caktuar qe  si kompetent  për  pranimin nga  Firma  "dibrani-Transport" dhe shprendarjen  e këtyre ndihmave janë  përcaktuar:

 

Shoqata e Invalidve  te Luftës së UQK-Së Dega Drenas
Adresa :Baraka e  Administratës së  Kuvendit Komunal  nr  16
13000  Drenas .

Persoant Contaktues:

Remzi Lestrani 044-750-254

Agim  Elshani044-133-064

Ahnet  Thaqi 044-628-613

 

Pyetja  zoti Isuf  Spahiu  :  Si mendoni  për  mergatën tonë shqiptare në Europë?

 

Po ishte një emigacion qe nuk e kurseu vetë as një çast për interesin e popullit as para luftës as  gjatë luftës por as pas luftës  se Kosovës për ta hequr  okupatorin nga vendi i ynë ,por kamë verejtje në institucionet tona të Kosovës që janë duke  e keqpërdorur  mërgatën tonë vetëm në interesat e tyre  financiare pa   përmbushur as një parakusht  te ecurisë  se mbarvatëshme  të çështjes së Kosovës.

 

DSC04112

Pamje  e aksionit humanitar për Kosovë:

 

Kthehëmi edhe njëherë të zoti Dibrani:

Zoti Dibrani siq  po  shihet  eshtë nje aksion shumë i qëlluar sipas deklaratave edhe të dy pjesmarrësve tuaj të këtij aksioni  mendimi i juaj?

 Po si t'ju themi  është vërtet një obligim i yni që t'i dalim  në ndihmë  popullit  tonë  siq e shprehu  edhe zoti Spahiu se  akoma nuk u knjellë sa duhet nga dalja  e kohës së luftës, dhe duhet rrespektuar   sakrificën e tyre me çka të mundëmi, nese i nderojmë veteranët e luftës  e nderojmë edhe  të kaluarën  e tyre të lavdishme e nderojmë këtë pjesë të historisë së popullit shqiptar që po e lëmë pas vetës,këta që sakrifikuan jetëm për Kosovë,janë  begatia e luftës  së drejtë qe në saje të këtyre parimeve erdhi edhe  deri të pavarësia e Kosovës,

Pyetje:  Roli i mërgatës  shqiptare në  Evropë  dhe pozicioni i sajë  në kohën aktuale  mendimi i juaj?

Mërgata shqiptare  ka pasur një rrol të veçant  në  zhvillimin e  ngjarjeve edhe para lutes edhe tani  mund të jet një faktor dominant ne sektorin ekonomik të Kosovë por edhe politik  qe akoma duhet  të justifikohëmi deri në   parashikimet  tona kombëtare  duke ngritur Kosovën edhe ma tutje verdiktin e sajë  pranë  faktorëve nderkombëtar deri sa ta perfitoj  nivelin e plotë si shtet i barabart me shtetet tjera rajonaleprandaj përmes këtij rasti ju bëjë thirrje të gjithë qytetetarëve,biznismenëve dhe organizatave të ndryshme në Evropë që të solidarizohen me çështjen humane  dhe ta zgjasin dorën të kjo kategori e njerëzve të luftës dhe të  shpirti i të varfërit sepse gjendja e tyre  shumë e mjerrë është nji mesazh i arsyes që mos të kursehëmi,njëkohësisht i bëjë thirrëje edhe Qeverisë aktuale  edhe atyre në vijim që të bëjnë reforma   ma të theksuara me mërgaten shqiptare  në të gjitha fushat sepse  aspak gjendja e jonë nuk është e favorëshme  që të krijojmë nje kënaqësi,   as në procesin kulturor as në atë ekonomik gjë që konsideroj që Ministria e Kulturës së Kosovës,ajo e tregtisë,ajo ekonomoke  të jenë ma afër Emigacionit shqiptarë në Evropë

Pyetja :Shpesh herë eshtë degjuar edhe prezenca e humanitetit  të juaj edhe në aksione tjera dmth nuk eshtë i pari i këtij lloj  pë juve?

Po është e vërtetë shpesh herë kemi ndihmuar  në aksione të ngjajshme, është hera e dytë që e ndihmojë Shoqatën e invalidëve të Kosovës,kamë ndihmuar " Shtëpinë e jetimëve në Prishtinë", fshatin e fëmijëve, kamë ndihmuar  "Shtëpinë e pleqëve në Prishtinë","Spitalin e   Emergjencës në Prishtinë","Shtëpinë e shëndetit  në Shtime" ,një familje nga Llabiani i Gjilanit që ishte në gjedje  kritike  me tre fëmijë për jetë a vdekje kemi ndihmuar edhe  disa familje nga rrethi i Gjilanit ma herët i kamë ndimua edhe ca familje edhe në Shqipëri,  në Tiranë dhe në zonat e veriut,kemi  pasur shtëpinë tonë  si pikë grumbullimi për ndihma  humanitare dhe kemi  bashkpunuar me  karitaset lokale dhe me disa organizata humanitare tjera që ta ndihmojmë kosovë në ato kohëra.   Me që jemi të këto ndihma  ja vlenë ta përmendi edhe  babën tim  Feti  Dibranin dhe nënën Sofije Dibranin që hapën dyert   e shtëpisë tonë në Prishtinë dhe i strehuan  mbi 450 veta  gjatë luftës në  mesin e tyre  edhe  luftetarë me zë  Valon Muratin i cili ishte në bashkveprim  ato ditë me të ndjerin luftëtarin  dhe heroin  Zahir Pojazitin që  e strehuan  për  tre muaj  pa e ditur as motra e jonë .

Edhe një pytje e fundit:

Cilat janë ato ndihëma ma konkrete që ju kanë mbetur në kujtësë si ma të prekshme në ativitetin tuaj familjar ?

Ishte ai rasti  i familjes  nga Llabiani i Gjilani  qe ceka ,ishte një plakë   mbi 80 vjçare që e kanë gjetë  baba  im dhe nëna pa gojë dhe pa  bukë  nga të ftohtit e mbetur   nga turma   e ndjekjes nga policia  dhe ushtrisë serbe nga  ana e Gollakut me ç'rast  u vranë mbi 40 veta në Makovc të rrethit të Prishtinë  pas një muajve e mori familja e vet, strehimin e Valonit  etj. Por rast ma specifik mund ta theksojë se jamë shumë krenar që kemi ndihmuuar  një vajzë nga Durrësi me  gruan time Igballe  Dibranin,një vajzë  e lindur me të meta  fizike në të folur ,pa buzën e poshtme  më hundë  të deformuar ,një vajzë inteligjente por e strukur gjithëmonë nga mysafirët e shtëpisë dhe nga publiku  duke ikur  kontakteve,ishte e pa pëspektivë,prandaj  intervenuam në Gjermani  dhe ja gjetëm një mjek për operacione  të këtilla ku pas dy intervenimeve  kirurgjike në një spital të Shtutgardit    me përkujdesje njëvjeçare ju  kthye buzëqeshja  gëzimi dhe pëspektiva për  jetë ku sot flet u shëdrrua në një vajzë të bukur nga e cila ju kthye jetës shkollës ,mori patent shoferin  dhe  para ca javësh  u fejua ku na kanë kushtëzuar familja e asaj vajze që të marrim pjesë në darsmen e asaj vajze ku vuajtjet 17 vjeçare të asaj familje u  shëndrruan në gëzim.

E përmbyllim këtë takim duke  i falenderuar këta njerëz  humanitarë dhe me zemër të madhe,  me vyrtyte të larta njerëzore dhe me porosi që  të solidarizohëmi  në aktivitete të ngjashme humanitare ,u ndamë së bashku  pas pirjes se një kafje  nga nikoqirët  e takimit "Im- Zeichen- der-Liebe"