SmallMediumLarge NarrowWideFluid
30 të vrarë në sulmin kamikaz në juglindje të Iranit PDF Print E-mail
Publikuar nga MitrovicaPress   
Sunday, 18 October 2009 22:52

Media shtetërore thotë se një ose kamikaz patën si objektiv një takim të udhëheqësve fisnor në provincën juglindore të Sistan-Baluçistanit në afërsi me Pakistanin.

Zona gjëndet në rrugën e kalimit të drogës mes Afganistanit dhe Evropës perëndimore dhe atje ka pasur një kryengritje prej kohësh.

Media iraniane ka sugjeruar se sulmi është kryer nga një grup militant sunit, Jundullah, i cili ka luftuar në përpjekje për të përmirësuar të drejtat fetare, etnike dhe ekonomike për minoritetin Baluç të Iranit.

Teherani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se mbështet Jundullah.

Por Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin dhe i cilësuan njoftimet iraniane për përfshirjen e amerikane në to, si tërësisht false.

 (BBCAlbanian.com)

Last Updated ( Monday, 19 October 2009 05:52 )
 

Marketingu