| Caktohet data e gjyqit të Karaxhiçit |
|
|
|
| Publikuar nga MitrovicaPress | |||||||
| Sunday, 18 October 2009 23:03 | |||||||
Procesi ndaj tij do të nisë në Hagë në 21 tetor. Ai akuzohet për genocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë në vitet '90. Z. Karaxhiç u arrestua në Serbi vitin e kaluar pasi i kishte shpëtuar drejtësisë për mbi një dhjetëvjeçar. Ai u përpoq që ta shtynte nisjen e procesit, duke argumentuar se i nevojiteshin dhjetë muaj të tjerë për të përgatitur mbrojtjen. Kërkesa për imunitet Shtyrja e fundit e datës së nisjes së procesit është bërë që z. Karaxhiç, që do të vetëmbrohet, të ketë kohë për të shqyrtuar dokumentet e reja të prokurorisë. Gjykata i kishte kërkuar palës së akuzës që të prezantonte një version të përditësuar të akuzës- të kompluar me shënime prej saj, deri në datën 19 tetor. Gjykata ka hedhur poshtë apelin e z. Karaxhiç për të pushuar çështjen ndaj tij me argumentimin se atij i ishte ofruar imunitet nga ndjekja penale nëse do të largohej nga jeta publike, nga ish-negociatori amerikan, Z. Holbrooke vazhdimihst e ka hedhur poshtë pretendimin e tij. Të martën gjykatësit vendosën se edhe nëse provohej se ekzistonte marrëveshja për të cilën pretendon z. Karaxhiç, ajo nuk do kufizonte juridiksionin e Gjykatës.
|
|||||||
| Last Updated ( Monday, 19 October 2009 05:44 ) | |||||||
Marketingu









