SmallMediumLarge NarrowWideFluid
Gara ndërkombëtare të llojeve të ndryshme të qenve PDF Print E-mail
Publikuar nga MitrovicaPress   
Sunday, 18 October 2009 23:05
Nga: Fatmir beka- Pastori gjerman "Kruz" pronë e Donat Jasharit rrëmben tre tituj. Sikur në shumë lloje të sporteve edhe në garat me qenë vendi ynë po bën hapat e parë ndërkombëtar.

Në të vertetë ditë më parë në një garë ndërkombëtare të qenëve të mbajtur në Shkup të Maqedonisë ka rrëmbyer tre titujë vendin e parë në konkurrencën e hapur, poashtu të parin në kategorinë qeni-mashkull më i mirë dhe vendin e dytë në katergorinë më i miri i racës  "Kemi marr dy titujë në këtë garë ndrëkombëtare , vendin e parë në konkurrencën e hapur, po ashtu e kemi zënë vendin e parë në kategorinë qeni - mashkull më i mire dhe vendin e dytë më i miri i racës" thotë Donati duek njoftuar se kjo garë njihet me emrin ''Cacib'' ku kanë marr pjesë qen të racave të ndryshme ndërsa ne jemi prezantu në kategorinë e pastorit gjerman. Gara është mabjtur në Maqedoni në Kalanë e Shkupit me 11 maj, ndërsa në këtë garë kanë marr pjesë përfaqsuesë të vendeve të ndryshme të Rajonit dhe Europës. 

Në foto qeni Kruz së bashku me pronarin Donat Jashari dhe udhëheqsin Agron Hasani.

‘’Duke pasur parasyshe se ne Kosovë nuk jane krijuar kushtet per organizimin e ketyre lloj garave, ateher ne si dashamire te qenve  na u desht qe te organizohemi dhe te marim pjese ne gara ne vendet e tjera. Edhe pse kemi hasur në vështërsira të ndryshme  ne me mundin tone  ia kemi aritur që të pregaditemi dhe të marrim pjesë në këto gara, duhet te ceki se shoku i im Donati po bën punë të shkelqyer sepse ka nisur që disa vite me kultivimin  e pastorit gjerman edhe pse për kushtet tona është e veshtirë që të merrësh me ketë punë aj  me vullnetin e tijë dhe dashurinë qe ka për këtë rac  ia doli që me ne fund te tregoj sukseset si ne gara ashtu edhe në kultivim’’, ka perfunduar Agron Hasani.

 

Marketingu