SmallMediumLarge NarrowWideFluid
Çfarë mendoni për racizmin në sport? PDF Print E-mail
Publikuar nga MitrovicaPress   
Sunday, 18 October 2009 23:09

Disa nga yjet e 'lojës së bukur' mes tyre Pele dhe Samuel Eto'o luajtën një ndeshje - Afrika kundër Botës për të shënuar 89 vjetorin e lindjes së Nelson Mandelës, simbolit të luftës kundër racizmit dhe Apartejdit në Afrikën e Jugut.

Ndeshja, e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ishte pjesë e një fushate më të gjerë të organizatës për të luftuar fenomenin e racizmit në futboll.

Racizmi bëhet më i dukshëm në sportin më popullor të futbollit, por ai ekziston dhe në sporte të tjera.

Ç'mendoni për racizmin në sport?

A dini ju raste të tij?

A keni qënë dëshmitarë të ndonjë rasti dhe keni një histori për të na e treguar?

Cilat janë sipas jush, arsyet pas një sjellje raciste ndaj një sportisti të një race, etnie, kombësie tjetër në mjediset sportive dhe jashtë tyre?

Si mund të luftohet ky fenomen?

Racizmi në Sport është tema e rubrikës Forum të BBC-së që do të transmetohet në programin BBC Sot në 2 tetor.

Të ftuar do të jenë sportistë shqiptarë dhe të tjerë që do të tregojnë përvojat dhe do të japin mendimet e tyre për këtë çështje.

 

Marketingu