| Shqipëria, e dyta për reformat për biznes |
|
|
|
| Publikuar nga MitrovicaPress | |||||||
| Sunday, 18 October 2009 23:11 | |||||||
Shqipëria renditet e dyta mes vendeve që kanë kryer reformat për të lehtësuar bërjen e biznesit gjatë periudhës 2007-2008. Kjo bëhet e ditur në raportin e Bankës Boterore "Si të bësh biznes 2009", botimi i gjashtë i përvitshëm i kësaj organizate, i publikuar të mërkurën në Tiranë. Camille Nuamah, drejtuese e zyrës së Bankes Botërore në Shqipëri, tha se raporti konfirmon progresin e dukshëm që vendi ka bërë gjatë gjithë periudhës së tranzicionit përmes krijimit të rregullave për një ekonomi funksionale tregu. Sipas raportit duke thjeshtuar dhe lehtësuar rregullat gjatë periudhës 2007-2008, Shqipëria ka kapërcyer nga vendi i 135-të në të 86-in, në një listë prej 181 vendesh.
|
|||||||
Marketingu









