template ."/head.php");?>
template ."/tools.php");?>
Analizë: Taksimi i produkteve ne Kosove PDF Print E-mail
Publikuar nga AlbaPress   
Thursday, 20 December 2012 03:15

Nje vend me te cilen takson me perqindje te madhe me te cilen shuma thuaj se dyfishohet, ai vend do te ballafaqohet me treg te crregullt.

Kosova ka nje taksim te ashper te produkteve si ato komode poashtu edhe atyre elementare qe jan te nevojshme per jetese te qytetarit te thjeshte. Ne Kosove qytetari paguan perafersisht 15% TVSH (Taksa mbi Vleren e Shtuar) po edhe akcize me te cilen Qytetari nuk e sheh kete takse por qe ajo tarife vendosen kur malli importohet.

Pasi qe Kosova nuk ka prodhim te mjaftushem per te perballuar dhe permbushur nevojat e qytetareve ato bejne qe produktet qe nuk prodhohen ne vend te ngritet deri ne 30% me larte duke mos llogarite shpenzimet tjera kapitale gjate implementimit te tarifes dhe crregullimit te tregut.

Te krahasojme Kosoven me nje shtet tjeter si shembull Kanadaja. Ne kanada kur nje produkt importohet nga nje vend i huaj bleresi paguan 5% GST (TVSH) dhe jo me shume se 8.5% tarife doganore per produktet te cilat prodhohen ne vend, kurse disa produkte nuk kan tarife fare dhe jane te liruara nga tarifa si mungese e kapitalit ne vend. Pra totali i nje malli te importuar 13.5% shkon nethesarin e shtetit. Ne krahasim, Kosova ka se paku 15% TVSHdhe thuaj se 13% tarife doganore. Pra totali i mallit te importuar ne Kosove arrine rreth 27.5% tatim qe shkon ne thesar te Qeverise se Kosoves.

 Sipas analisteve nga CMI taksimi i tepert ndikon negativisht ne:

  • Krijim te tregut te parregullt kur qytetarit tentojne ti largohen tatimit dhe ne kete menyre shteti jo qe vetem e humbe grumbullimin e te ardhurave por edhe perfitimi eshte i ulet kur taksat jane te teperta per nje vend
  • Vendet te cilat nuk taksojne siq eshte Mitrovica e veriut ne Kosove, krijon fushe per kontrabande dhe anashkalim te taksimit
  • Financim te sektorit ne tregun e zi dhe gupeve kriminalistike

Praktikaetestuar ne shume vende te zhvilluara tregon se zbritja e tatimit ndikon ne ngritjen e te hyrave te shtetit sepse qytetaret nuk tentojne t'i ikin tatimit pasi qe rreziku per te bere tregtim ne tregun e zi tani nuk eshte i dobishem dhe i lakmushem kur shuma e marr nga qeveria eshte e ulet. Ne te njetin rast, Shetet e Bashkuara te Amerikes kishin aplikuar kete dhe tani ne studimet Ekonomike njihet Reaganomics.

 

Last Updated ( Thursday, 20 December 2012 04:51 )
 

Marketingu