template ."/head.php");?>
template ."/tools.php");?>
Mimoza Xhemajli dhe Enis Kabashi më të mirët e vitit në hendboll PDF Print E-mail
Publikuar nga AlbaPress   
Wednesday, 09 January 2013 20:07
Mimoza Xhemajli mori më së shumti vota nga trajnerët e Superligës, duke e fituar këtë çmim për here të katërt me radhë, kurse klubi i saj Prishtina, që është edhe kampione në fuqi u shpall klubi i vitit për femra. Në mesin e më të mirave për këtë vit në konkurrencën e femrave, janë edhe portierja Edona Rogova, pastaj Albulena Basha, Ariana Kçiku, Yllka Kupina, Albulena Kelmendi, Shpresa Fazlija dhe Elona Myrta. Mimoza Xhemajli pas marrjes së këtij çmimi ka thënë se ambiciet e saj për këtë vit janë edhe më të mëdha. “Jam shumë e lumtur që e fitova sërish këtë çmim dhe tash shpresoj të kemi suksese edhe më të mëdha me skuadrën gjatë këtij viti”, ka thënë Xhemajli. Ndërkohë, hendbollisti i Prishtinës, Enis Kabashi, u shpall për herë të dytë më i dalluari i vitit. “Një vlerësim i tillë nga ana e trajnerëve më bën të ndihem i privilegjuar. Natyrisht se për suksesin tim janë të merituar edhe bashkëlojtarët dhe i gjithë stafi i skuadrës. Synimi im për këtë vit është fitimi i kurorës së dyfishtë me klubin dhe mundësisht të gjej ndonjë angazhim jashtë vendit”, ka thënë Kabashi. Në mesin e më të mirëve në konkurrencën e meshkujve, krahas Enis Kabashit janë edhe portieri Arbër Curri, pastaj Oltion Beshiri, Vlerson Zhegra, Kastriot Jupa, Ylber Mjeku, Florim Hoxha dhe Enis Kastrati. Klubi më i mirë i vitit 2012 në konkurrencën e meshkujve u shpall Besa Famiglia nga Peja, kurse epiteti i trajnerit të vitit i takoi Imer Selmanajt të klubit Prishtina, në konkurrencën e femrave. Çmimin punëtorë sportivë të vitit kësaj here Federata e Hendbollit e Kosovës vendosi që t’ia ndajë Faruk Shalës, Nijazi Zhubit dhe Bajram Isufit. Epiteti i gjyqtarëve të vitit i takoi dyshes Ilir Bytyqi dhe Suad Kasapi, kurse me mirënjohje u nderuan edhe dy gjyqtarët Arsim dhe Erdoan Vitaku. Me mirënjohje të veçantë u nderua ish-kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhid Devaja, i cili për plot 16 vjet udhëhoqi këtë federatë, derisa me mirënjohje post mortum u nderuan edhe dy figura të rëndësishme të hendbollit kosovar, Ilir Berisha dhe Kemajl Çarkaxhiu. (RTK)
Last Updated ( Wednesday, 09 January 2013 20:11 )
 

Marketingu